Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë së Mbrojtjes

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin ‘Bondsteel’, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane”, thotë Mehaj.

“Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”.

Të ngjashme