“Integrimi evropian i Serbisë s’duhet të varet vetëm nga Kosova”

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:50 | Nga

Ministrja serbe e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviq ka thënë se do të ishte vendim i gabueshëm i Brukselit nëse do ta kushtëzonte rrugën evropiane të Serbisë vetëm me çështjen e Kosovës.

“Çështja e Kosovës është në njëfarë mënyre e lidhur me procesin e integrimeve evropiane, por është e ndarë, e njëkohësisht edhe paralele. Por, nëse vetëm nga kjo varet rruga evropiane e Serbisë, kjo do të ishte vendim i gabuar i BE-së”, ka thënë Joksimoviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Sipas saj, nuk mundet vetëm nga kjo të varet vendimi nëse Serbia zbaton reformat, përparon dhe tregon përkushtim ndaj paqes dhe bashkëpunimit.

“Kjo nuk është çështje vetëm për Serbinë, por për rajonin dhe BE-në dhe mendoj se në fund megjithatë do të mbisundojë qëndrimi se përparimi dhe reformat do të jenë arsye e mjaftueshme që ndaj Serbisë të vazhdojë qëndrimi pozitiv në kuptimin e integrimeve evropiane”, ka thënë Joksimoviq.

Ajo ka theksuar se interes i Serbisë edhe më tej mbeten integrimet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme