Inteligjenca artificiale gjen fituesin e Botërorit 2018

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 15:30 | Nga

Kupa e Botës Rusi 2018 fillon sot me ndeshjen midis kombëtares së Rusisë dhe asaj të Arabisë Saudite.

Mes spekulimeve të shumta se kush do të fitojë, këtë vit mund t’i besohet edhe studimeve të statistikave të bërë nga Universiteti Teknik i Dortmundit, ku ekipi i studiuesve i drejtuar nga Andreas Groll ka kombinuar inteligjencën artificiale dhe statistikat tradicionale për të kërkuar të identifikojë fituesin e mundshëm të këtij turneu.

Kështu, sipas kompanive të basteve favoriti kryesor është Brazili, me një probabilitet që të fitojë kupën prej rreth 16,6%, i ndjekur nga Gjermania (12,8%) dhe Spanja (12,5%), ekipi i Groll nuk ka të njëjtin mendim, transmeton Koha.net.

Por, sipas mundësive të përllogaritura nga Universiteti Teknik i Dortmundit fituesi më i mundshëm është Spanja me 17,8%.

Megjithatë ka disa detaje që duhet të merren parasysh në vetë strukturën e turneut. Nëse Gjermania del e para në grupin e saj, në fakt, ka shumë mundësi që të përplaset me skuadra të forta në fazat eliminuese, për këtë arsye, shanset e Gjermanisë që të arrijnë në çerekfinale janë 58% ndërsa ato të Spanjës 78%, që nuk pritet të përballet me shumë vështirësi në fazat eliminuese.

Megjithatë, nëse të dyja ekipet do të arrinin në çerekfinale, mundësitë për fitore do të ishin gati identike. “Gati”, sepse pasi realizimit të 100 000 simulimeve, Groll ka mundur të nxjerrë, se nëse Gjermania arrin deri në çerekfinale, atëherë do të ishte kandidati më i mundshëm për të fituar kupën.

Megjithatë, duhet theksuar, para se tifozët të vrapojnë drejt pikave të basteve, se mundësia që kjo të ndodhë është 1 në 100 000.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme