Agjencia e spiunazhit në Gjermani do ta hetojë partinë e krahut të djathtë ekstrem, Alternativa për Gjermaninë (AfD) për të verifikuar nëse politikat anti-imigrante të partisë bien ndesh me garancitë kushtetuese kundër ekstremizmit.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i inteligjencës së brendshme, Thomas Haldenwang, i cili ka thënë se partia më e madhe opozitare e Gjermanisë është një ‘rast për t’u hetuar’, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka theksuar se agjencia e spiunazhit më shumë do të fokusohet në të rinjtë e krahut të djathtë ekstrem.