Inter është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.
“Neurazurët” janë duke treguar interesim të madh për francezin dhe po mundohen ta transferojnë në afatin e janarit.
33-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet në janar, pasi nuk po arrin të luajë në formacionin e parë.
Pavarësisht mungesës te “blutë” po arrin të luajë në formacionin e parë të Kombëtarja e Francës.
Në garë për francezin është edhe Borussia Dortmund, transmeton kp.
Giroud ka luajtur vetëm dy ndeshje në formacionin e parë për Chelsea, me trajnerin Frank Lampard i cili po preferon si qendërsulmues Tammy Abraham.