Nuk ka dyshim se interes primar amerikan në rrethanat e sotme është mbajtja më çdo kusht e unitetit trans-atlantik kundër invazionit rus në Ukrainë me qëllim dobësimin e forcës së të parës.
Mirëmbajta e kësaj balance po bëhet gjithnjë e më vështirë, sidomos sot kur mediat ndërkombëtare po raportojnë çdo ditë e më shumë se fushata e Ukrainës për të çliruar territoret e pushtuara nga ushtria e Rusisë nuk po shkon sipas planifikimeve të bëra.
Ndërkohë, siç raportoi para pak dite REL, kanë filluar të shtohen zërat për të kërkuar një plan B për shtegdalje nga ky realitet “pa fitues përfundimtar”. Frika amerikane është se nga stërzgjatja e këtij procesi mund të frustrohet opinioni publik në vendet demokratike dhe atëherë do të mund të gjenin edhe më shumë terren pjellor partitë që kanë simpati për Putinin. Madje sipas analistëve të ndryshëm ushtarakë dhe politikë perëndimorë edhe presidenti rus është duke e kalkuluar këtë skenar.
Në këtë kontekst, veçanërisht Gjermania po kalon nëpër një situatë shumë fragjile politike. Sepse ndërprerja e furnizimit me gaz rus e ka rënduar gjendjen ekonomike në atë shtet dhe sipas mediave e ka dëmtuar fuqinë e saj ekonomike. Prandaj, nuk është e rastësishëme që të gjitha hulumtimet po tregojnë se partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është duke gëzuar gjithnjë e më shumë mbështetje në opinionin publik gjerman.
Në kuadër të kësaj makro-strategjie globale, ky shtet i ka bërë gjithnjë e më të qarta edhe interesat e tij edhe për rajonin tonë. Ato janë shpalosur në vazhdimësi nëpër shumë intervista nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Esocobar;