Interesim i madh i qytetarëve nga Kosova për ta vizituar Vlorën

Vlorë | 18 Maj 2021 | 08:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Interesim i madh i qytetarëve nga Kosova është parë për të vizituar Karaburunin, Sazanin si dhe Shpellën e Haxhi Aliut në Vlorë, raporton Ekonomia Online.

Ermal Malaj pjesë e kompanisë “Regina Group”, tha se se për këtë vit sezoni turistik ka filluar shume shpejtë, derisa theksoi se turstiët kryesisht janë nga Kosova.

“Vjet mbaj mend që në shkurt kemi filluar me guidat e para.Ne kemi filluar shumë shpejt me turistët që janë nga Kosova”.

Ai ka folur edhe për veçantin e Karaburunin, Sazanin si dhe Shpellën e Haxhi Aliut, që siç thotë ai Shpella e Haxhiu Aliut mbetet pothuajse një nga vendet me të vizituara nga turistët.

“Qytetarët e Kosovës kanë treguar interes të lartë dhe jo vetëm gjatë sezonit. Janë tre destinacione që kanë veçanti.Ishulli i Sazanit është ndër ishujt më të mëdha në Shqipëria dhe ka shërbyer si bazë ushtarake”.

Bashkia e Vlorës edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka nguruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht këtë pjesë për të kaluar pushimet.

Po ashtu, më vonë është nënshkruar një marrëveshje mes “Trip to Albania” dhe mes Bashkisë së Vlorës, me saktësisht me sektorin e turizmit. Nga kjo marrëveshje do të shpërblehet puna e gazetarëve që kanë promovuar turizmin shqiptarë.

Gazetarët nga Kosova për tre ditë kanë qëndruar në qytetin e Vlorës ku kanë shikuar nga afër bukuritë e këtij vendi, e kjo u mundësua nga Trip to Albania në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Të ngjashme