Interesim minimal i qytetarëve për shërbime juridike falas

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 09:33 | Nga

Muajin e kaluar Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëpunim me organizatën GIZ, ka shtrirë shërbimet e saj edhe në Deçan dhe Istogu zyrat mobile për ofrim shërbimesh juridike falas për gjithë qytetarët e këtyre 2 komunave, të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.

Mirëpo, për gati një muaj është treguar pak interesim prej qytetarëve për këto shërbime falas, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarja e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, që po mbulon këto dy komuna, Pranvera Zeqiraj, tregon se gjithsej kanë qenë 11 kërkesa deri tashti për shërbime juridike falas në të dy komunat bashkë.

“Gjatë 3 javëve në të dy komunat kanë qenë gjithsej 11 kërkesa për këto shërbime. Gjashtë kanë qenë në Deçan dhe pesë në Istog. Ato që kanë qenë, kryesisht kanë qenë kërkesa për shërbime administrative, por ka pasur edhe raste të fushave civile dhe penale”, thotë Zeqiraj.

Pasi janë hapur zyrat mobile për ofrimin e shërbimeve juridike falas për gjithë qytetarët e këtyre dy komunave, është pritur një numër më i madh i qytetarëve që do të kërkonin këto shërbime.

Të ngjashme