Interi është duke punuar fort që ta mbajë Alexis Sanchezin në San Siro deri në fund të gushtit, pse jo edhe për sezonin tjetër.
Sipa Corriere dello Sport, klubi është në bisedime me Manchester United, derisa ditë më parë Beppe Marotta e konfirmoi duke thënë “do të shohim se si janë mundësitë”.
Interi ka punë të vështirë para vetës pasi duhet të punojë shumë në disa mënyra për ta mbajtur atë, qoftë për ndeshjet e Europa League në gusht.
Interi pagoi 5 milionë euro për Sanchezin i cili fiton 13 milionë euro në sezon dhe natyrisht paga e lartë do ta shtyjë Manchester United ta lërë të largohet këtë verë.
Si te Manchester United, ashtu edhe tani te Interi – Sanchez është vetëm hija e futbollistit që ishte te Barcelona dhe Arsenali.