Nerzzurri synojnë ta transferojnë mesfushorin kroat, por madrilenët nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë asnjë ofertë deri në fund të këtij sezoni
Interi mbetet i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Diario Sport”, përcjell Gazeta Express.
Përfaqësuesi kroat lidhej me një kalim të mundshëm tek “Nerazzurri” gjatë verës së shkuar, por në fund ai qëndroi në “Santiago Bernabeu”, ku po vazhdon të luajë.
Trajneri Antonio Conte shpreson ende ta sjell ish-futbollistin e Tottenhamit në Inter, por madrilenët nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë asnjë ofertë për lojtarin e tyre të çmuar deri në fund të sezonit.
Gjatë verës së kaluar, interesim për veteranin e mesfushës kishte shfaqur edhe Milani.