Raportohet është Interi janë të interesuar seriozisht për mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez.
Por, zikaltrit duhet të përballën me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Juventusit.
22-vjetari nuk ka qenë lojtar i rregull për Diego Simenon këtë sezon, duke startuar në vetëm katër ndeshje në La Liga.
Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, por me shumë mundësi ai do të rinovojë së shpejti me një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Sipas, FCInterNews, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka ndjekur tash e disa kohë mbrojtësin dhe atij i është dhenë drita e gjelbër nga Suning Group.
Mundësitë janë të pakta që uruguaiani të kalojë në Milano gjatë janarit, por do provojnë seriozisht.
Vlen të theksohet e verë me lojtarin ka qenë i lidhur edhe Juventusi, por që në fund bisedimet dështuan.
Për lojtarin është në garë është edhe Arsenali.