Mediat italiane raportojnë se Interi është në bisedime me Romën për blerjen e mundshme të Kevin Strootman.
Mesfushori holandez, i cili është lojtar i Romës që nga vitin 2013, thuhet të jetë prioritet i Interit për afatin kalimtar veror.
Sipas Tuttomercatoweb, bisedimet tashmë kanë nisur mes dy klubeve për një marrëveshje të mundshme, edhe pse Interi ngurron t’i paguajë 45 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së tij.
Thuhet se marrëveshja nuk është afër përmbylljes, por sipas mediumit italian, Interi është i vendosur ta blejë holandezin dhe do të bëjë përpjekje më të mëdha për transferimin e tij pas përfundimit të sezonit.