Interi është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean – raporton Daily Express.
Sulmuesi italian kaloi te klubi i Ligës Premier në vitin 2018 nga Juventusi, mirëpo nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin anglez.
20-vjeçari i kushtoi Evertonit 25 milionë funte (28.5 milionë euro), mirëpo ka shënuar vetëm një gol në 22 paraqitje.
Antonio Conte dëshiron ta kthejë atë në Serie A, duke qenë se loja në kampionatin italian është më e përshtatshme për stilin e tij.
Trajneri i Nerazzurrëve e konsideron Keanin si zëvendësues ideal të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.