Corriere della Sera raporton se pas formës së mirë që po kalon Mauro Icardi do të shpërblehet me kontratë të re nga Interi.
Kontrata e tij aktuale skadon më 2021, përderisa kontrata pritet t’i vazhdohet edhe për dy vite të tjera që do të thotë edhe rritje të klauzolës së tij, transmeton Koha.net.
Klauzola aktuale e tij është 110 milionë euro, kurse pritet t’i bëhet 130 milionë euro.
Goli i fitores i shënuar ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve rikonfirmoi rëndësinë e tij e për Interin.