Interi vazhdon me fitore, shkëlqen Correa

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A.

Një ndeshje e lehtë në letër nuk doli ashtu për zikaltrit, që nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin për një orë lojë.

Ishte Correa i cili arriti të shënonte në minutën e 60-të të ndeshjes, pas asistimit nga Bastonin.

Vetëm tetë minuta më vonë, Correa realizoi sërish, këtë herë pas asistimit të Dumfries.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, katër më pak se Napoli e Milan, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Udinese mbetet e 14-ta në tabelë me vetëm 11 pikë të tubuara nga po aq ndeshje.

Të ngjashme