InterPersonnel Kosova trajnon të rinjtë kosovarë për punësim në vendet e BE-së

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 14:55 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkolla e gjuhëve të huaja InterPersonnel Kosova (IPK) organizoi prezantimin e programit të saj “Migrim dhe punësim legal” të infermierëve dhe punëtorëve sezonalë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Theks i veçantë iu kushtua mësimit të gjuhës gjermane dhe trajnimit profesional të infermierëve kosovarë, që ofrohet falas nga kompania partnere “Dekra Group”.

Musa Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Interpersonnel Kosova, tha se për të hapur rrugën e punësimit për të rinjtë nevojitet mbështetje edhe nga institucionet e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit me kompaninë lidere në botë siç është Dekra, e cila sot në një takim që kishte me pushtetin qendror me ministritë prezente MPMS-në dhe MASHT-in shpalosi një vizion për të ardhmen. Interpesonnel Kosova është kompani e re, ka një vit që punon në aftësimin e të interesuarve, infermierëve për trajnim profesional dhe mësim të gjuhës gjermane. Të gjithë ata që regjistrohen këtu kanë punën e garantuar dhe janë të sigurt për një të ardhme të mirë, ne përgatisim jo vetëm kuadro për tregun e huaj, por edhe për tregun vendor”.

Dietmar Metzger, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i akademisë Dekra tha se ideja e kësaj kompanie është t’u ofrohet studentëve kosovarë siguri drejt rrugës në BE dhe Gjermani.

“Ideja fillestare e kësaj kompanie është të ofrojë siguri, dhe në këtë rast në vecanti për studentët pjesëmarrës të këtyre trajnimeve që të ju ofrohet një siguri drejt rrugës në BE dhe Gjermani. Jeemi prezent në 59 vende të votës, tash Kosova bën numrin 60 dhe do prezantojme cdo kund që jemi të pranishëm në 60 shtete të botës”.

Ndërsa, Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se ministria që ai drejton vazhdimisht po bën përpjekje për të hapur mundësi të reja për punësimin e të rinjëve.

“Ne si MPMS në vazhdimësi jemi duke u përpjekur të hapim mundësi të reja që të rinjtë tanë të kenë mundësi dhe të jenë më afër tregut të punës, ne po punojmë që të rinjtë t’i përgatisim profesionalisht brenda mundësive për tregun e punës. Në MPMS ekzistojnë 8 qendra të aftësimit profesional që po bëjmë një punë të mirë, një punë në drejtim të përmirësimit dhe aftësimit profesional për të qenë më afër tregut të punës”.

“Një nga masat për të zbutur papunësinë është angazhimi jonë për të parë mundësinë në BE për arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal, ku këtë e biseduam me z.Metzger”, tha Reçica.

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duhet të ketë investime në arsim.

Sipas tij, ministria që ai drejton ka për synim krijimin e kushteve për arsimimin e të rinjëve për tregun e brendshëm.

Ai tha se kjo përgatitje për aftësim në Gjermani është gjë pozitive që tregon se të rinjtë kosovarë janë të gatshëm për tregun e jashtëm, raporton EO.

“Kosova po bën një rrugëtim për të pasur zhvillim të qëndrueshem ekonomik, konsideroj që synimi ynë për të arritur këtë qëllim duhet të kemi investime në arsim, që të kemi një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ne si ministri qëllim kemi t’u krijojmë kushte të rinjëve tanë për arsimim për tregun e brendshëm”.

“Është gjë pozitive që të rinjtë të jenë të gatshëm edhe për tregun e jashtëm. MAShT-i ka vënë prioritetin kyç te arsimimi dhe shkolla profesionale, jo vetëm që po bëjnë punën me legjislacionin, jemi në vazhdimësi për krijimin e strategjisë për aftësimin profesional. Në fundvit do dalim me një strategji nacionale për t’iu qasur shkollave të aftësimit profesional”, tha ministri Bytyqi.

Të ngjashme