Interpoli “luftë” kundër kontrabandistëve të armëve

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 19:12 | Nga

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol), zhvilloi një operacion të përbashkët mes 6-8 prillit në vendet e Ballkanit dhe Evropës Lindore.

Në deklaratën e publikuar nga Interpoli, me seli në Lyon të Francës, thuhet se në operacionin e përbashkët ku kanë marrë pjesë 23 vende, janë arrestuar 149 persona.

Në operacionin e koduar “Trigger 2”, janë konfiskuar 320 armë zjarri mes të cilëve raketahedhës dhe pushkë automatike, si dhe municione.

Gjatë operacionit janë bërë kërkime në mbi 40 mijë automjete nëpër kalimet kufitare, me pjesëmarrjen e 7.840 policëve.

Në kuadër të Interpol-it, edhe vitin e kaluar ishte zhvilluar një operacion gjithëpërfshirës kundër kontrabandistëve të armëve i quajtur “Trigger 1”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme