Intervistimi i ambasadorit Berishaj, Shala: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, beson se prokuroria do ta thotë fjalën e saj në rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili dje është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai pret që organet e hetuesisë ta zbardhin të vërteten në këtë rast.

Shala ka thënë se duhet transparencë në këtë rast dhe rastet të tjera, ku zyrtarët shtetëror dyshohen për korrupsion.

“Veprimet e Prokurorisë i përshëndesim, besojmë në drejtësi, besojmë në zbardhjen e të vërtetës, të zbulohet e vërteta, të fitohet ligjshmëria, të fitohet transparenca, i duhet transparenca në këtë kohë të kësaj Qeverie pa transparencë. Duhet transparencë, jo vetëm të rasti Berishaj, por duhet transparencë edhe të rezervat shtetërore, ku sot e mbyllëm edhe formalisht punën në Komisionin Hetimor, si rezultat i sabotimit të shumicës parlamentare në Komision”, ka thënë Shala për “FrontOnline”.

Të ngjashme