Intervistohet nga policia një person në Prizren, bëri video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Është intervistuar nga policia një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë.

Policia bën të ditur se personit i është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë. Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme