Investitorët e fuqishëm brenda rrjetit social Facebook, kërkuan largimin e Mark Zuckerberg nga pozicioni i kryetarit të bordit drejtues.
Propozimi për largimin e Zuckerbergut vjen në një kohë të vështirë për rrjetin social i cili para pak ditësh zbuloi një thyerje masive të sigurisë për 30 milionë përdorues dhe bëhet fjalë për disa fonde publike të cilët kërkojnë reduktimin e ndikimit të tij brenda kompanisë.
“Një bord drejtues i pavarur është jetik për të ardhmen e Facebook dhe daljen nga kjo gjendje nëse duam të rikthejmë besimin e amerikanëve dhe investitorëve të tjerë”, shprehej një investitor.
Aktualisht vlera e Facebook-ut është 460 miliardë dollarë dhe që nga muaji korrik 2018 aksionet e kompanisë kanë rënë me 27 për qind.