Zv.ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, Arben Fetahu.
Fetahu shprehu interesimin e investitorëve potencialë strategjikë turq për të investuar në Kosovë, përkatësisht në sektorin e minierave dhe në dikastere të tjera të industrisë. Ai theksoi se Oda Tregtare Kosovare-Turke është urë lidhëse mes investitorëve turq dhe Kosovës.
Në anën tjetër, zëvendësministri Daci e njoftoi kryetarin Fetahu për lehtësitë që po i bën Qeveria e Kosovës, e në këtë kuadër edhe MDIS-i për investitorët e mundshëm strategjikë.
Në këtë takim u bisedua edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për lehtësira të tjera në të bërit biznes.