Investohen mbi 33 milionë € – zgjatet pista e Aeroportit, do të ketë ulje të çmimit të biletave

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 10:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, kanë mbajtur konferencë për medie, për të dhënë detaje për punimet në pistën e Aeroportit, raporton Ekonomia Online

Aliu ka folur për zgjatjen e pistës dhe normalizimin e hapësirës ajrore. Ai theksoi se ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik duke pasur më shumë udhëtar dhe turistë.

Ai shtoi se nga 2 500 metra që është zgjatja e pistës do të bëhet në 3 050 metra, duke sqaruar se ky projekt do të ketë vlerën e 33 milionë euro.

“Në këtë konferencë të flasim për zgjatjen e pistës dhe normalizimin e hapësirës ajrore dhe është projekt i veçantë për shkak se këtë aeroport e bënë konkurrues në rajon dhe do të realizohet zgjatja e pistës në 3 050 metra nga 2 500 metra që është”.

“Me realizimin e këtij projekti sistemi i aterimit në këtë aeroport avancohet nga kategoria 2 në atë 3B, pajisjet të cilat do të funksionalizohen në këtë projekt që kanë të bëjnë me navigimin dhe me këtë rast të anulohet shkaktari i anulimeve të aterimeve, ne po e mbajmë një konferencë për një moment të rëndësishëm, pastaj pjesa tjetër do të jetë formalizmin e procedurale”.

“Ky është projekt i qeverisë dhe vlera e tij totale është mbi 33 milionë euro”, tha ministri Aliu.

Gjenerali i KFOR-it Franco Federici tha se me zgjerimin e pistës pritet të ketë edhe ulje çmimesh të biletave.

“Është ditë e rëndësishme që shënon një epokë të re dhe pres me kënaqësi instalimin e këtyre pajisjeve të reja në Aeroportin e Prishtinës. U përgëzoj për punën e shkëlqyer dhe ministër mund të jeni krenarë për të. NATO luan rol të rëndësishëm brenda normalizimin të hapësirës ajrore Ballkanike dhe ky është kontribut i yni për zhvillim ekonomik të rajonit”.

Drejtor i Operimeve në LIMAK, Gokman Ariaty tha se janë krenar për arritjen e kësaj marrëveshje, raporton EO.

“Ne si LIMAK jemi shumë krenar që jemi pjesë e këtij projekti, dhe do të doja me falënderuar ministrin Aliu sepse pa përkrahje nuk ishte bërë kjo punë, por jemi të lumtur që mbajtëm premtimin tonë dhe të gjitha palët kanë qenë përkrahës”.

Të ngjashme