Investohen rreth 300 mijë euro në Spitalin e Vushtrrisë

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 11:47 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, është inauguruar kati shtesë i Repartit të Urologjisë dhe Kirurgjisë, financuar nga “Gjysmëhëna e Kuqe” në vlerë rreth 300 000 euro.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se Spitali i Vushtrrisë ka një histori të mirë sa i përket mbështetjes nga Emiratet, raporton Ekonomia Online.

“Emiratet kanë gjetur një vend të mirë ku munden me investu dhe besoj që nuk do të ndalen se investuari”, deklaroi Ismajli.

Ai tha se më parë janë bërë operacione të shumta, mirëpo nuk ka pasur kapacitete te mjaftueshme, tani ka më shumë shtretër , rreth 15 më shumë, duke u mundësuar të shtohen edhe shërbime të reja.

Donatori Hamad Ben Abdenni u shpreh i kënaqur për arritjen e këtij investimi shtesë, raporton EO.

“Fati i këtij qyteti dhe këtij rrethi që të jetë trupa e Emirateve të Bashkuara të vendosur këtu bashkë me ‘GjysmëHënën e kuqe’. Të dyja kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që të lëmë gjurmë këtu”.

Ai po ashtu tha se edhe Fondacioni “Khalifa” ka bërë një punë shumë të madhe në këtë investim.

“Jemi shumë të kënaqur nga spitali, nga personeli, nga drejtoria dhe falënderojmë pushtetin vendor, qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se janë bërë 400 metra shtesë për Repartin e Urologjisë, duke llogaritur se ky repart ka qenë i pazhvilluar ,duke qenë ndihmesë nga ky donacion shërbimi i urologjisë të funksionalizohet.

“Jemi duke e mbështetur edhe me staf në mënyrë që pacientët me këtë shërbim të trajtohen në Vushtrri dhe jo të dërgohen në qendrat tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

“Gjithsesi që është ngarkesë dhe jemi duke i udhëhequr qendrat e shërbimit sekondar në mënyrë që të mos ngarkohen QKUK-ja dhe është e mirë e pacientëve të gjejnë një rrugë më të shkurtër ku do të gjejnë trajtim”, ka thënë Sejdiu.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u shpreh mirënjohës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, po ashtu edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë këtij projekti.

“Deri më tani në këtë repart brenda vitit janë bërë mbi 1500 operacione dhe janë zgjeruar kapacitetet dhe do të kemi më tepër shërbime për pacientët në këtë spital kaq modern”.

 

Të ngjashme