Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka konfirmuar që Felipe Luiz ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Ciro Immobile dhe Thomas Strakosha janë shëruar plotësisht dhe rikthyer në skuadër.
Lazio do të luaje nesër kundër Crotonës në Seria A, dhe trajneri Inzaghi do të ketë disa mungesa në ekipin e parë, raporton Gazeta Expres.
Immobile ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus dhe tani është në gjendje të rikthehet në skuadër, por ende nuk është plotësisht i gatshëm të startoi ditën e nesërme.
Inzaghi tregoi për mungesat që do t’i ketë para ndeshjes me Crotonën, dhe për rikthimin e Immobiles, Strakoshës.
Ai gjithashtu foli edhe për Vedat Muriqin, duke dhënë sinjale se sulmuesi i Kosovës mund ta nisë nga fillimi atë takim.
“Unë e gjeta atë në të njëjtën mënyre, me dëshirën e tij të madhe për të luajtur dhe të jetë i gatshëm për ekip”, u deklarua Inzaghi.
“E kam parë në gjendje të mirë, edhe pse vetëm dy herë ka ushtruar me grupin. Unë e kam parë vetëm Vedat Muriqin sot, dhe më pas do të vendosi për formacionin e së nesërmes”, tha trajneri i skuadrës së Lazios”.
“Sot, Thomas Strakosha është rikthyer, por nuk mendoi që ai do të jetë i gatshëm për Crotonen. Luiz Felipe do të mungojë pasi ai është me COVID gjithashtu”.
Strakosha mungoi edhe për ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë, e cila doli e para në grupin C dhe u kualifikua për vitin sezonin e ardhshëm në grupin B të Ligës së Kombeve.
Ndërsa, Muriqi ishte i grumbulluar në ndeshjet e Kosovës dhe shënoi dy gola në tri ndeshjet.