IOM-i financon projektin për vendosjen e 40 shtëpizave me kontejnerë për mbeturina në Pejë. Kjo me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe lokacionit më të pastër ku janë të vendosur ata.
Ndërtimi i shtëpizave ka si qëllim edhe ruajtjen e kontejnerëve nga reshjet atmosferike, që po i dëmtojnë, pasi deri tashti në Pejë nuk ka pasur hapësira të mbuluara për kontejnerë, shkruan sot Koha Ditore.
Ditët e kaluara janë vendosur në 8 lokacione 11 shtëpiza dhe në ditët e ardhshme do të ngihen edhe shtëpiza të tjera në pikat që do të përcaktohen nga një komision.
Në secilën prej këtyre shtëpizave do të vendosën edhe kontejnerë të rinj, kryesisht plastik. Në 20 shtëpiza do të vendosën nga dy kontejnerë dhe 20 shtëpiza të tjera nga katër kontejnerë.