iOS bën më së shumti para në Kinë, ShBA e dyta

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 09:24 | Nga

Kina tani është tregu më i madh në botë për shpenzime në iOS, duke tejkaluar kështu edhe SHBA-të.

Sipas një analize nga App Annie, përdoruesit kinez kanë shpenzuar 1.7 miliardë dollarë në blerjen e aplikacioneve vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2016.

Kjo bën që Kina të marrë pozitën e parë nga SHBA-të që ka pasur vendin e parë që nga 2010.

Deri tani, aplikacionet pa pagesë kanë qenë të preferuarat për shkarkim nga përdoruesit kinez mirëpo së fundi kjo ka ndryshuar pasi që aplikacionet me pagesë kanë performuar aq mirë sa që kanë ngritur tregun kinez në vend të parë sa i përket të hyrave.

Sipas App Annie, 75 për qind e shpenzimeve kineze në aplikacione vijnë nga lojërat gjë që është e pritshme pasi që librat iBooks dhe filmat në iTunes janë të ndaluara në Kinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme