Analisti i njohur i Apple, Gene Munster sot ka sjellur parashikimet dhe pritjet e tij të fundit mbi iPhone 8. Sikurse është bërë e ditur nga CNBC, Munster ka folur mbi efektin që iPhone 8 do të ketë në treg, duke thënë se ‘pajisja do të ndryshojë plotësisht tregun’.
Munster ka spjeguar se iPhone 8 do të jetë i fokusuar në teknologjinë e realitetit të shtuar dhe në këtë mënyrë do të ndërrojë paradigmën e industrisë kompjuterike.
Për më shumë, Bloomberg ka ofruar detaje shtesë mbi planet e Apple për realitetin e shtuar. Raporti bën të ditur se në këtë periudhë, Apple ka qindra inxhinierë të devotshëm në këtë teknologji, duke përfshirë edhe ekipin e kamerës së iPhone.
Raporti tregon poashtu se plani afatgjatë i Apple është të sjell syze të realitetit të shtuar.