iPhone XS Max ka një sistem fantastik të kamerës por kjo nuk e ka bërë atë smartfonin me kamerë më të mirë se Huawei P20 Pro.
Kjo, sipas testimeve të firmës DxOMark. Ata kanë vënë smartfonin më të ri të Apple në disa prova të pazakonta. Ai ka arritur të marrë 105 pikë, që është shumë rezultat i mire por më pak se P20 Pro, i cili ka marr 109.
Kjo e bën iPhone XS Max smartfonin e dytë më të mirë për të bërë fotografi e video sipas DxOMark.
Fotografit në hapësira të jashtme janë shumë të mire e niveli i detajeve që shihen janë me kualitet të lartë e edhe ngjyrat janë të këndshme.
Për më shumë shikoni krahasimin e këtyre dy smartfonëve: