IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe menaxhuar 1697 ankesa, prej të cilave 1145 janë klasifikuar si shkelje disiplinore.

Në vitin 2023, IPK-ja ka arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 21 punonjës policorë dhe 14 qytetarë.

Ka lëshuar 71 rekomandime për suspendim, janë dorëzuar 74 kallëzime penale, është thënë nga IPK-ja.

Është thënë se janë lëshuar 54 raporte të veçanta e 56 raporte informuese. Po ashtu janë realizuar 13 inspektime dhe janë dhënë 126 rekomandime për të përmirësuar performancën.

Të ngjashme