IPK pritet nga autoritetet e larta për mbikëqyrje policore në Bruksel

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel të Belgjikës, ku zhvilluan takime në Komitetin e Përhershëm Mbikëqyrës të Shërbimeve Policore (Commiteé P) dhe u prit nga Presidentja e Komitetit Kathleen Stinckens.

Bëhet e ditur se delegacioni i IPK-së u prit edhe në Inspektoratin e Përgjithshëm të Policisë Federale dhe lokale nga Inspektori Gjeneral i këtij institucioni, Tierry Gillis, e gjithashtu u zhvilluan takime edhe në institucione tjera qendrore dhe lokale të zbatimit të ligjit.

“Gjatë takimeve u diskutua për sistemet e ndryshme të mbikëqyrjes Policore dhe avancimin e metodave, me theks të veçantë në fushën e hetimeve, inspektimeve dhe veprimeve proaktive që nxisin promovimin e integritetit në organizatat policore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje thuhet se udhëheqësit e institucioneve vlerësuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe praktikave të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në veçanti parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale.

Të ngjashme