Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë, për dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një në Rahovec
Në rastin e Gjilanit, IPK bën të ditur se është duke zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe ndaj tyre ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.
Në rastin tjetër i cili është raportuar në Rahovec dhe është bërë publik nga disa medie, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.