Irani bëhet shteti i gjashtë në botë me mbi 3000 viktima të Coronavirusit

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Republika Islamike e Iranit është bërë shteti i gjashtë në botë me mbi 3000 viktima të coronavirusit, pas Kinës, Italisë, Spanjës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 138 viktima, duke e çuar në 3036 shifrën e përgjithshëm të të vdekurve nga coronavirusi.

Për vetëm një ditë, në Iran gjithashtu u konfirmuan 2987 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 47 mijë e 593 persona, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Kiuanoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 3871 pacientë ndodhen në gjendje kritike dhe 15 mijë e 473 të tjerë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Irani është vendi me më së shumti raste të coronavirusit në Lindjen e Mesme. Udhëheqësit e këtij shteti disa ditë më parë e refuzuan ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme