Irani: Kemi goditur një anije amerikane

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, Gardat Revolucionare të Iranit (Pasdaranët) kanë ndërmarrë një sulm ndaj një anijeje sulmuese amfibe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e identifikuar si LHA-7.

Mediat  iraniane pretendojnë se si pasojë e këtij sulmi, anija amerikane është detyruar të tërhiqet drejt pjesës jugore të Oqeanit Indian.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim zyrtare nga zyrtarët ndërkombëtare apo amerikane lidhur me këtë pretendim.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave media, Pasdaranët kanë goditur edhe një anije transporti mallrash, për të cilën thuhet se ishte në pronësi të Izraelit.

Anija raportohet të jetë identifikuar me kodin “SDN7”, por vendndodhja e saj nuk është bërë e ditur.

Zhvillimet vijnë në një kontekst tensioni të shtuar në rajon, ndërsa mbetet e paqartë shkalla reale e dëmeve apo pasojave të këtyre sulmeve të raportuara. /euronews.al

Të ngjashme