IREX, një organizatë jofitimprurëse specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global, ka publikuar një raport të ri të quajtur Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) për vitin 2021, i cili përqendrohet tek faktorët që kanë ndikuar sektorin e medias dhe të informacionit në 13 vende, në Evropë dhe Euroazi gjatë periudhë së pandemisë.
Barometri i ndan vendet në 4 kategori në bazë të pikëve të marra nga një panel ekspertësh dhe profesionistësh të fushës. Vendet me pikët më të ulta futen në kategorinë e atyre vendeve me një sistem informimi të dështuar, më pas vijnë ato me një sistem të dobët informimi, në kategorinë e tretë futen vendet me një sistem informimi të qëndrueshëm dhe vendet që kanë marrë më shumë pikë, futen në kategorinë e atyre me një sistem të pastër të informimit.
Në Barometrin e Informimit të Pastër, Kosova ka një total të përgjithshëm prej 24 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi të pastër, apo një sistem të qëndrueshëm informacioni.
Sipas raportit edhe pse pandemia e COVID-19 ishte tema kryesore të lajmeve në Kosovë, problemet politike në vend kanë tërhequr vëmendjen më të madhe të medias. Në raport thuhet se sektori mediatik ka parë një rritje të përmbajtjes së dëmshme, përfshirë dezinformimin dhe lajmet e rreme në lidhje me coronavirusit në veçanti.
Në raport thuhet gjithashtu se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte. Sidoqoftë keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në organizatë mediatike. Kjo tendencë është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.
Në Barometrin e Informimit të Pastër Shqipëria rezulton me një total të përgjithshëm prej 22 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi pastër apo me një sistem të qëndrueshëm informacioni. Në raport thuhet se ndërsa mjedisi mediatik në vend gëzon një infrastrukturë që i plotëson nevojat, kontrolli i fakteve dhe verifikimi i informacionit së bashku me cilësinë e tij, nuk janë në të njëjtin nivel, duke çuar në përhapjen e dezinformacionit, veçanërisht në mediat në internet.
Efektet ekonomike të pandemisë e tkurrën tregun e reklamave edhe më shumë, duke i bërë mediat edhe më të dobëta ndaj presionit ekonomik, gjë që siç thuhet në raport mund ta ndikojë pa pavarësinë e tyre.
Sipas Barometrit ndërsa legjislacioni shqiptar në përgjithësi garanton të drejtën për liri të shprehjes e liri të shtypit, në praktikë gazetarët janë të pambrojtur dhe shpesh i nënshtrohen autocensurës. Megjithë burimet e shumta të informacionit në dispozicion, problemet me cilësinë dhe pavarësinë e tij vazhdojnë, ndërsa përqendrimi në disa duar i tregut mediatik është intensifikuar më tej sipas raportit.