Më shumë se 200 varreza masive me mijëra trupa janë gjetur në zonën e Irakut, që dikur janë kontrolluar nga grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka thënë një hetim i Kombeve të Bashkuara.
Varrezat janë gjetur në zonat veriore dhe ato perëndimore, përkatësisht në Nineveh, Kirkuk, Salahuddin and Anbar.
Sipas raportit në këto varreza ka mundësi që janë trupat e rreth 12,000 viktimave.
Ky grup ekstremist pati fituar kontrollin e një pjese të territorit të Irakut më 2014, duke imponuar regjim brutal, pasi zakonisht ka vrarë të gjithë ata që kanë kundërshtuar urdhrat.
Ky grup ka humbur kontrollin e pjesëve më të mëdha që ka kontrolluar pas një fushate ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e Qeverisë irakiane, në një operacion tokësor, pavarësisht se në disa zona të vogla, aktiviteteti i IS-it vërehet ende.
Raporti përmend se në varreza ka të dhëna kritike, të cilat jo vetëm që do të ndihmojnë në identifikimin e viktimave, mirëpo edhe do t’iu ndihmojnë prokurorëve që të nisin raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e gjenocidit.