Isa Mustafa: Dokumenti i Qeverisë për lojërat e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

Sipas tij, Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista nga droga e prostitucioni; nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informate, njofton Klan Kosova.

“Vitin që vjen pritet se në shtëpi do të vijnë burrat me xhepa bosh, pa para me të cilat e provojnë fatin e tyre dhe fëmijët e përlotur të cilët, në vend të ushqimit, afër shkollave të tyre luajnë lojëra të fatit”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Ky është premtim i madh i Qeverisë së madhe me ministra dhe zëvendësministra me aktakuza”.

“Në vitin 2019 duhet të jemi gati të mbrojmë familjet tona, fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie. Por, ne do të ngadhënjejmë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Mustafës në Facebook.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/1990622414337319

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme