Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.
Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit ai ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot në orën 24:00.
Në 11 qershor në Kosovë do të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme.