Isa Mustafa takohet me anëtarë të kryesisë së degës së Zvicrës

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 15:08 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim anëtarë të kryesisë së degës së Zvicrës.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe procesin zgjedhor që ka kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke dalë kështu partia e parë në vend.

Kryetari Mustafa poashtu e falënderoi degën e LDK-së në Zvicër për angazhimin e tyre.

Ndërsa nënkryetari LDK-së dega në Zvicër, z. Ismet Mjaku dhe sekretari i degës z. Ajet Avdyli e falënderuan kryetarin Mustafa dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtutjeshme.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme