James Le Mesurier i cili u nderua nga Mbretëresha Elizabetë, për themelimin dhe punën me “Helmetat e Bardha” për mbrojtjen e grupeve civile në Siri, është gjetur i vdekur në Turqi.
Trupi i ish-agjentit britanik, që u nderua me OBE më 2016, është gjetur pranë shtëpisë së tij në Stamboll, kanë bërë të ditur pjesëtarët e organizatës së tij për CNN,.
Le Mesurier krijoi grupin për reagime me urgjencë, të njohura si “Mayday Rescue”, që ndihmoi në trajnimin e vullnetarëve të Helmetave të Bardha.
La Mesurier që themeloi grupin Helmetat e Bardha, për të ndihmuar civilët ne Siri
Arsyet e vdekjes së tij ende nuk dihen, derisa njësitet e hetuesve në Turqi kanë nisur hetimet.
Mësohet se trupi tij, është gjetur rreth orës katër të mëngjesit, në një rrugë afër shtëpisë së tij dhe zyrës ku punonte, në pjesën evropiane në kryeqytetit turk.
Në kontrollet që i janë bërë trupit u tij, u gjetën thyerje në këmbë dhe duar.
Sipas TRT, thuhet se ish-agjenti britanik ka edhe çarje në fytyrë, ndërsa në procesverbalet e policisë, shkruan se ngjarja është shkaktuar “nga një rënie e madhe”.
Në deklaratën e saj, bashkëshortja e Mesurier ka thënë se iu desh të pinte hapa për gjumë, pasi pa kufomën e tij, kur u njoftua nga njerëzit që jetojnë në afërsi. /Telegrafi/