Ish-ambasadorja Çitaku komenton mbledhjen e KS-së: Mjerim ku e solli punën Qeveria jonë

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga aleatët gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u thirr pas ndalimit të dinarit në Kosovë.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët”, ka shkruar Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së.

“Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë”.

“Sa më pak që të flitet në KS OKB për ne, aq më mirë”, ka theksuar ish-ambasadorja, e cila e ka përfaqësuar Kosovën disa herë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

Të ngjashme