Ish-drejtoresha e Vushtrrisë punësohet në MKRS

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 17:22 | Nga

Ish-drejtoresha e Kulturës në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, është angazhuar si këshilltare e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

Këtë lajm, Rama e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

Rama është pjesë e PDK-së, e cila ka mbetur në opozitë në Vushtrri.

Postimi i plotë i Shpresa Ramës:

Të dashur të rinjë nga e gjithë Kosova, ju njoftoj që prej sot do të jem zëri juaj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Jam me fat që do të punoj si Këshilltare për Rini e Ministrit Kujtim Gashi, i cili për shumë vite ka drejtuar Sektorin e Rinisë në Komunën e Prizrenit dhe e njeh nga afër këtë fushë. Edhe në kohën sa ka qenë Kryesues i Kuvendit, gjithmonë ka qenë në mbështetje të të rinjve, prandaj konsideroj që kjo kohë sa do të shërbejmë në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë pa dyshim “Koha e të rinjve”.

Të gjitha ato synime, projekte që për shumë vite i kemi diskutuar e diskutuar nëpër konferenca e tryeza, do t’i jetësojmë në praktikë.

Ju premtoj që do të punoj me përkushtim, që bashkë me Ministrin Gashi, ta fuqizojmë rininë dhe ta mbështesim pa rezervë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme