Ish-drejtori i CIA-s nxjerr “sekretin” për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 21:05 | Nga

I gjendur para Komisionit të Inteligjencës  të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ka thënë sot se verën e kaluar ishte e qartë që Rusia po tentonte të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe se ai e kishte paralajmëruar shefin e shërbimit sekret të Rusisë(FSB), se një ndërhyrje e tillë do t’i dëmtonte marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin.

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Rusia ka ndërhyrë në mënyrë të pacipë në zgjedhjet presidenciale 2016, dhe ata i ndërmorën këto aktivitete përkundër protestave të fuqishme dhe paralajmërimeve eksplicite nga ne që të mos e bëjnë një gjë të tillë,” ka thënë Brennan në dëshminë e tij para Komitetit të Inteligjences. Por Brennan ka pohuar edhe se ai ishte zyrtari i parë që e ngriti çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane me një zyrtar rus, duke u thirrur në një takim që kishte më 4 gusht të vitit 2016, me shefin e FSB-së, Alexander Bortnikov.

Më pas Brennan tregoi se e kishte informuar presidentin e atëhershëm Barack Obama dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, por edhe se e kishte diskutuar këtë çështje me liderët demokratë dhe republikanë të Senatit Amerikan në gusht dhe shtator të vitit 2016

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme