Ish-gjenerali rus: Bota është në prag të luftës së fundit në historinë e njerëzimit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:03 | Nga

Ish-gjenerali rus ka paralajmëruar se bota është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit”, pas pasojave diplomatike që ndodhën që kur u helmua ish-spiuni rus në Britani të Madhe, shkruan Daily Mail.

Evgeny Buzhinskiy, i cili shërbeu për 41 vite në ushtrinë ruse, tha se dëbimi i diplomatëve nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve, pasi ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe bija e tij Yulia u helmuan me agjent nervor në Salisbury, ka krijuar një situatë më e keqe sesa “Lufta e Ftohtë”, transmeton Telegrafi.

“Lufta e vërtetë. Më e keqe sesa Lufta e Ftohtë është ajo lufta e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, ka shtuar Buzhinskiy.

Ish-ushtaraku rus u pensionua në vitin 2009 me gradën gjeneral lejtnant dhe ishte mysafir i Nick Robinson në radion 4 të BBC-së.

I pyetur nëse rasti i helmimit të ish-spiunit rus Skripal mund të qojë në një luftë direkte, Buzhinskiy u përgjigj: “nuk është helmimi në Salisbury, por presioni”.

“Shtetet e Bashkuara vazhdimisht janë duke deklaruar se presioni do të vazhdojë. Çfarë do të arrihet me këtë? Do të arrihet ndërrimi i regjimit? Nuk i njihni rusët, sa më shumë që ka presion, shoqëria rreshtohet me shumë rreth presidentit”, ka shtuar ushtaraku rus.

“Ju po i dëboni diplomatët, ne po i dëbojmë diplomatët, ju po vazhdoni ende, cili është hapi i radhës? Kjo po qon në prishjen e raporteve diplomatike. Jeni duke e futur në kënd Rusinë, dhe që ta fusni Rusinë në këtë është një gjë shumë e rrezikshme”, ka shtuar për fund Buzhinskiy.

Të ngjashme