Ish-këshilltari i Thaçit tallet me Sveçlën: Pritne tash ndonjë shkarkim në polici

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, është tallur me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Duke i komentuar arrestimet e sotme në MINT dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, mikut të kryeministri Albin Kurti, Behrami ka shkruar se tash priten shkarkime të reja në polici.

“Veç ka flejt Sveçla këto ditë në Belvedere, se policia nuk ish çu aq herët me shku te Ridi. Pritne tash ndonjë shkarkim të ri.”, ka shkruar Behramaj.

Pas arrestimit të ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ishte ndërruar komandanti i departamentit të hetimeve në polici.

Të ngjashme