Ish-komandanti i FSK-së, Kastrati: Serbia përmes luftës synon të realizojë projektin për “botën serbe”

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se sulmi nga grupi terrorist serb më 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit i ka bërë të qarta qëllimet e Serbisë që janë të interesuar për ​të ndezur konflikt në pjesën veriore të Kosovës, sipas tij, si qëllim final e kanë aneksimin e asaj pjese.

Ai ka theksuar se Serbia dëshiron që t’i realizojë idetë dhe qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor.

“Në vazhdimësi Serbia me gjuhën e vet me veprimet e veta ka treguar një politikë jo stabilizuese përkundrazi destabilizuese jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe Ballkanit në përgjithësi. Sipas Klan Kosovës, ai ka thënë se Fitorja e Vuçiqit në Serbi dhe përkrahja nga nacionalistët serbë në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë, tregon qartë se Serbia nuk është ndalur dhe nuk është duke u ndalë drejtë ecjes në rrugëtimin e saj për të arritur atë konceptin e vet ‘bota serbe’. Për të arritur këtë nuk mundet në formë paqësore, përmes luftës ajo ka synim që të arrijë një qëllim të tillë”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme