Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë ka thënë se Ballkani është i rrezikuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Sipas tij, Rusia në mënyrë permanente të kaluarën, por edhe tash, edhe të ardhmen dëshiron që Ballkanin Perëndimor ta mbajë sa më të tensionuar
“Është një kërcënim shumë serioz për Ballkanin dhe për ne, sepse para dy dite Putini ka dërguar këshilltarin e vet për Siguri Kombëtare në Beograd, ku është takuar me autoritetet e Serbisë dhe ne nuk e dimë se çfarë kanë biseduar, nuk e dimë se çfarë qëllimi apo çfarë mesazhi ka përcjell presidenti serb Vuçiq, sepse Rusia në mënyrë permanente të kaluarën, por edhe tash, edhe të ardhmen dëshiron që Ballkanin Perëndimorë ta mbajë sa më të tensionuar”, tha ai.
Sipas Kastratit, në veri të Mitrovicës situata mund të eskalojë shumë lehtë duke u ndihmuar nga shërbimet ruse.
Ai ka përmendur revoltimin e serbëve lokal disa herë në veri të vendit dhe tensionet në atë pjesë, dhe duke u bazuar në këto situata ai thotë se një ngjarje e tillë lehtë mund të përsëritet.
“Për neve si Kosovë është interesant që rreziku potencial është veriu i Kosovës, pjesa veriore e Mitrovicës, dhe aty unë shoh që shumë lehtë mundet me esklau situata edhe serbët lokal të ndihmuar nga shërbimet sekrete dhe ruse, mundet shumë me rebelu edhe me bërë probleme të tilla siç kanë qenë përpara, psh në këto dy republika në Ukrainë”, u shpreh ai.
Gjenerali i FSK-së: Politika kosovare të mblidhet urgjentisht, të koordinojë veprimet me KFOR-in
Në një intervistë për Front Online, ish-komandani i FSK-së, Kadri Kastrati ka bërë thirrje që politika e Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të jenë në një vijë me KFOR-in.
Ai përmend kapacitetet e pamjaftueshme të ushtrisë dhe policisë sonë, dhe për këtë konsideron se duhet një koordinim i të gjitha forcave të sigurisë që janë në vendin tonë.
“Politika kosovare duhet të mblidhet urgjentisht edhe të koordinojë të gjitha veprimet me KFOR-in, sepse KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve. Ne nuk jemi anëtar i NATO-s, mirëpo mendoj se për neve vlen ai artikull 5, sepse NATO-ja është në Kosovë, NATO-ja është përgjegjëse për sigurinë e kufijve dhe sigurinë në përgjithësi të Republikës së Kosovës, dhe duhet Qeveria e Kosovës të jetë në koordinim të plotë me KFOR-in dhe me faktorin ndërkombëtarë, me partnerët tanë strategjik, se si duhet të veprohet”, u shpreh ai për Front Online.
Ish-komandanti i FSK-së: Veprimi i Rusisë mund të ndikoj tek Kina që ta pushtojë Tajvanin
Rusia ka filluar me sulme masive ndaj Ukrainës.
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se situata e krijuar në Ukraninë pas sulmeve nga Rusia mund të ndikojë edhe në Kinë, që kjo e fundit ta pushtoj Tajvanin.
“Shoh rrezik edhe për shtetet për rreth Rusisë që nuk e dimë nëse Putini do të ndalet vetëm në Ukrainë, apo e ka qëllimin për më larg. Unë mendoj që ky veprim ushtarak i Rusisë do të ndikojë edhe në Tajvanin se pse e dimë fare mirë që Kina e ka mohuar shtetin e Tajvanit dhe aty mundet me ndodh një sulm i tillë apo një okupim i tillë ushtarak”, tha ai në një intervistë për Front Online.
Gjeneral Kadri Kastrati: Loja ka filluar, Rusinë nuk mundet me ndalë asgjë – do ta okupojë Ukrainën
Ish-Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë për Front Online thotë se tanimë “loja” ka filluar, dhe se Putini do t’i shkojë deri në fund.
“Nuk ka ndalim, loja ka filluar, nuk mundet me ndalu asgjë, unë besoj që asgjë, absolutisht asgjë nuk ka me ndalu. Rusia dhe Putini ka me shku deri në fund, pa marr parasysh çfarë çmimi do të paguaj, janë ushtri shumë e fuqishme, pres që brenda pak ditëve ta okupojë Ukrainën dhe aty të ndalet, shpresoj që të ndalet aty”, tha ai.
Sipas Kastratit, NATO-ja do të ndërhyjë vetëm atëherë kur preket ndonjë shtet anëtarë, në këtë rast jo në Ukrainë.
“Sanksione do të ketë, por unë mendoj se nuk do të ndërhyjnë sepse Ukraina nuk është shtet i NATO-s dhe nuk vlen artikulli i 5-të që nëse sulmohet një shtet i NATO-s të gjitha shtetet do ta mbrojnë, dhe për atë arsye mendoj që NATO-ja dhe SHBA nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt. Mirëpo nëse Rusia tenton që të shkojë më tutje në shtetet siç është Lituania, Estonia, që janë në kufi me Rusinë, që janë shtete të NATO-s atëherë mendoj se do të jetë përgjigja edhe e NATO-së, përgjigja ushtarake, dhe kjo mund të nxis një Luftë Botërore”, deklaroi ai për Front Online.
Ish-komandanti i FSK-së: Situata mund të eskalojë, Mali i Zi është në rrezik
Tensioni në Ukrainë, sipas gjeneralit Kadri Kastrati mund të eskaloj edhe në Ballkanin Perëndimorë.
Më i rrezikuari, sipas tij, është Mali i Zi.
Kastrati thotë se këtë e dëshiron Rusia, për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
“E gjitha kjo situatë mund të eskaloj në Ballkanin Perëndimorë, mundet edhe në pjesë të tjera, psh e dimë Mali i Zi është situata jashtëzakonisht e brishtë sepse atje ka ra Qeveria, një qeveri që ka qenë pro-serbe dhe pro-ruse është rrëzuar, tashmë është pa qeveri edhe unë e shoh një rrezik edhe atje. Në përgjithësi në Ballkan mundet me pasë probleme jashtëzakonisht të mëdha. Rusia këtë dëshiron ta bëjë për shkak se dëshiron ta largojë vëmendjen sa më shumë nga ngjarjet që atje që po ndodhin, nga okupimi i Ukrainës”, tha ai për Front Online.
E kjo sipas tij, mund të ndodhë shumë lehtë.
Serbët lokal në atë pjesë mund të distancohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Mundet shumë lehtë që veriu i Kosovës, serbët lokal atje me blloku atë pjesë, dhe munden në një mënyrë mu distancu prej kryeqytetit të Republikës së Kosovës prej institucioneve të Kosovës, me thënë që ne nuk jemi me juve, ne nuk dëshirojmë me juve dhe në protestë se gjoja po i mbrojmë serbët lokal atje”, thekson ai.