Ish-komandanti i UÇK-së: Sot u thirra nga Gjykata Speciale në Hagë pa dështirën time, lufta ishte e domosdoshme

Prishtinë | 20 Tet 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja ka njoftuar se sot është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Buja ka thënë se kjo ftesë është bërë pa dëshirën e tij, por siç thotë ai ishte ftesë e detyruar e paraqitjes.

“Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot”, ka thënë Buja.

Buja ka theksuar se lufta çlirimtare në Kosovës ishte e imponuese, e domosdoshme dhe e drejtë, duke shtuar se ajo betejë solli lirinë dhe pavarësinë që sot e gëzojmë.

Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponuese, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve”, ka theksuar ai.

Të ngjashme