Ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane i kërkohet të formojë Qeverinë në Itali

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Italisë i ka kërkuar ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, të formojë një qeveri të re pasi koalicioni i mëparshëm u prish.

Presidenti Sergio Mattarella tha se Italia kishte nevojë për një “qeveri të profilit të lartë” për të trajtuar pandeminë Covid-19 dhe krizën më të keqe ekonomike në dekada.

Politikanët dështuan të bien dakord për një koalicion pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte javën e kaluar.

Draghi tani do të duhet të paraqesë një administratë që udhëheqësit në parlament e mbështesin.

Ai u ftua në pallatin historik të Romës “Quirinale” të mërkurën nga presidenti Mattarella, i cili i dha Draghit një mandat dhe tha se shpresonte që ai të thyejë bllokimin parlamentar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme