Michael Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet presidenciale për vitin 2020.
New York Times e raportoi atë duke cituar disa burime, sipas të cilave Bloomberg do të paraqiste letrat në ditët në vijim, transmeton oranews.
Ish-kreu i Big Apple do ta konsideronte kandidat “të dobët” Joe Biden, ndërsa Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren nuk munden për mendimin e tij, të fitojnë.
Bloomberg ka qenë duke e vlerësuar prej kohësh këtë sipërmarrje politike dhe megjithëse nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, gjithçka flet se ai do të shpallë kandidaturën e tij për Presidencialet e 2020.
Së shpejti ai duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm në Alabama, ku afati për të hyrë zyrtarisht në garë skadon të premten.
Disa bashkëpunëtorë të afërt të Bloomberg raportojnë në New York Post se ish-kryetari i bashkisë është i bindur që Donald Trump do të rizgjidhet nëse demokratët do ta sfidojnë me kandidatin Warren.