Deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shëruar nga Covid-19.
Ai e bëri këtë vet të ditur, ku në një postim thotë se pas 3 javësh izolim ka dalur negativ.
Ky është postimi i Xhemajlit i plotë:
Të dashur miqë,
Pas izolimit gati 3 javorë, pas ritestimit që bëra, dje dola negativ për Covid19.
Ju Faleminderit të gjithëve që më dërguat me qindra mesazhe gjatë kësaj kohe, duke më bërë të ndjehem mirë e duke më inkurajuar me mesazhet për sherim te shpejt.
Virusin e kalova me pak probleme dhe tani e tutje do te vazhdoj deri ne rikuperim te plotë.
I juaji,
Bajrushi